Med IVF ofron shërbime konsulence profesionale në fushën e mjekësisë riprodhuese. Fertilizim In Vitro, Tirana, Albania Med IVF offers professional consulting services in the field of reproductive medicine. In Vitro Fertilization Tirana, Albania
Dhurimi i vezëve ofrohet për gratë që nuk janë në gjendje të arrijnë shtatzaninë duke përdorur vezët e tyre. Vezët mund të dhurohen nga dikush që njihni ose, nëse kjo nuk është e mundur, spitali mund të sigurojë vezë nga një dhurues. Dhurimi i vezëve është ideal për gratë që kanë përjetuar probleme hormonale, menopauzë të hershme, ndërhyrje kirurgjikale, probleme gjenetike ose kanë kaluar trajtime të rënda si kimioterapia ose radioterapi. Përdoret gjithashtu për ato gra që thjesht kanë humbur mundësinë për të mbetur shtatzënë pa ndihmë.
Dhurimi i vezëve mund të përdoret gjithashtu për gratë që nuk kanë pasur rezultate të suksesshme nga trajtimet standarde IVF ose ICSI për shkak të cilësisë së ulët të vezëve ose mungesës së vezëve. Për këto gra, trajtimi i dhurimit të vezëve është vërtet një mrekulli. Dhurimi i vezëve do të thotë që të gjitha gratë, pavarësisht nga rrethanat e tyre, mund të bëhen lehtësisht nëna edhe nëse janë në menopauz.
Vezët e donatorëve zakonisht nevojiten në rastet e mëposhtme:
  1. Rrezik i lartë i kalimit të sëmundjes gjenetike
  2. Nëse vezoret janë prekur nga sëmundje/trajtime mjekësore
  3. Pas cikleve të IVF-së ku është përcaktuar se vezët janë të cilësisë së ulet
  4. Menopauza e parakohshme
Analizat e nevojshme nga pacientja (femra):
  • HbsAg
  • AntiHbs
  • HIV
  • HCV
  • VDRL
  • CBC
  • Grupi i gjakut
  • Toksoplazma IgG-IgM
  • Rubeolë IgG-IgM
  • CMV IgM
  • Prolaktinë
  • Tsh
  • Ft4

*Shënim, gruaja mbi 45 vjeç ka nevojë për analiza shtesë si:

  • ALT
  • AST
  • Ure
  • Kreatinina
  • Glukoza
  • Raporti i endokrinologut dhe raporti i kardiologut.

Analizat e gjakut të nevojshme për pacientin (burrë):

  • HbsAg
  • AntiHbs
  • HIV
  • HCV
  • VDRL
  • Grupi i gjakut
  • Spermiograma

Fazat e dhurimit të vezëve

Siç u përshkrua më lart, dhurimi i vezëve është një metodë trajtimi e ngjashme me IVF-në, që përdoret në situata kur nëna nuk ka vezë ose vezët nuk janë të një cilësie mjaft të lartë për të arritur një shtatzëni. Në këtë trajtim, veza mblidhet nga dhuruesi dhe kur fekondohet me spermën e babait, formohet një embrion i shëndetshëm. Embrioni I krijuar transferohet tek nëna dhe arrihet shtatzënia. Megjithatë, kjo metodë trajtimi nuk është e njëjtë me IVF-në e rregullt.

  • Pas kontaktit me kordinatorin hartohet një plan trajtimi i personalizuar, specifik për çdo pacient. Koordinatori ofron mbështetje të vazhdueshme për pacientin.
  • Dhuruesit e vezëve përzgjidhen nga embriologu, specialist i fushës. Kjo procedurë kryhet në përputhje me informacionet a marra nga çifti, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, identitetin e tyre etnik, atributet fizike, karakteristikat dominuese dhe grupin e gjakut. Pasi meret aprovim për dhuruesin nga pacienti, vendimi përfundimtar merret duke kryer një test gjithëpërfshirës të donatorit (shih më poshtë).
  • Vezët e dhuruara sigurohen dhe përgatiten për çdo cikël trajtimi. Nëna dhe donatori përgatiten për trajtim në të njëjtën kohë. Cikli menstrual i nënës sinkronizohet me atë të dhuruesit përpara se të fillojë trajtimi, duke përdorur medikamente.Procesi i përgatitjes fillon në ditën e dytë ose të tretë të menstruacioneve të nënës dhe dhuruesit dhe zgjat afërsisht 12 ditë.
  • Pas rreth 12 ditësh mjekim, dhuruesi është gati për procesin e mbledhjes së vezëve. Të gjitha vezët e mbledhura fekondohen me spermën e babait. Pas fekondimit, embrionet lihen të zhvillohen në inkubatorë të veçantë në laborator. Në të njëjtën ditë mblidhen vezët e dhuruesit, ekzaminohet endometriumi i nënës dhe fillon një cikël i ri mjekimi që përgatit nënën për shtatzëni.
  • Faza e fundit në dhurimin e vezëve është faza e transferimit të embrionit. Kjo procedurë kryhet në ditën e 3-të ose të 5-të pas fekondimit. Embrionet ‘më të mira’ i transferohen nënës me anë të një procedure pa dhimbje.
Rreth donatorëve të vezëve:
Të gjitha vezët e mbledhura nga donatorët janë të një cilësie të lartë. Donatorët janë testuar (fizikisht dhe mendërisht) dhe janë të moshës 20 – 26 vjeç. Një minimum prej 10-12 vezësh  garantohen për secilin pacient. 
Përpara se vezët e tyre të konsiderohen te pershtateshme për përdorim, donatorëve u kërkohet t’i nënshtrohen një testi gjaku dhe duhet t’i përgjigjen pyetësorëve të plotë të shëndetit gjenetik dhe mjekësor. Një faktor tjetër i rëndësishëm për ne është se donatorët e përzgjedhur janë nëna ose të paktën kanë dhuruar me sukses vezë në të kaluarën. Ju mund të zgjidhni dhurues të çdo ngjyre flokësh ose sysh, nga çdo kombësi apo origjinë etnike, pasi dhuruesit e vezëve përputhen me informacionet e marra nga çifti. Ligjet në Qipron e Veriut mbrojnë dhuruesin dhe marrësin dhe nuk është e mundur të identifikohet dhuruesi ose pacienti.
Më poshtë do të gjeni të gjitha analizat që duhet të kryejnë donatorët: analizat fillestare janë për sëmundjet infektive, testet e nivelit të dytë janë për hormonet, niveli i tretë përfshin analizat e kromozomeve dhe testet e nivelit të katërt janë për sëmundjet gjenetike.
  1. Anti-HIV
  2. Anti-HCV
  3. Rubeola IgG-IgM
  4. CMV IgG
  5. HbsAg
  6. VDRL
  7. AntiHbs
  8. Toksoplazma IgG-IgM
  9. CBC
  10. Grupi i gjakut
  1. FSH
  2. LH
  3. AMH
  4. TSH
  5. Niveli E2
  6. Prolaktina

1. Kariotipizem përdoret për të zbuluar anomalitë kromozomale,
2. Fibroza cistike – një çrregullim i trashëguar që shkakton dëmtime të rënda në mushkëri, sistemin tretës dhe organet e tjera të trupit,
3. Fenilketonuria – një gabim gjenetik që ndikon në metabolizmin,
4. Talasemia Major/Minor – trupi prodhon një formë jonormale të hemoglobinës,
5. FMF, Ethet Familjare Mesdhetare ose poliseroziti – një çrregullim gjenetik auto-inflamator,
6. Hemofilia A&B – çrregullime të trashëguara të koagulimit të gjakut.