Med IVF ofron shërbime konsulence profesionale në fushën e mjekësisë riprodhuese. Fertilizim In Vitro, Tirana, Albania Med IVF offers professional consulting services in the field of reproductive medicine. In Vitro Fertilization Tirana, Albania

Dhurimi i spermës është një formë e trajtimit IVF që përdoret kur nuk mund të mblidhen qeliza të shëndetshme sperme nga partneri mashkull. Sperma zgjidhet nga banka e spermës në bazë të atributeve fizike të partnerit mashkull, dhe veza e mbledhur nga nëna fekondohet dhe transferohet.

Aty ku sperma nuk mund të merret nga partneri mashkull në mënyrë natyrale, është e mundur të merret nëpërmjet operacioneve TESA ose mikro-TESE.

Në rastet kur partneri mashkull nuk ka prodhuar spermë që nga lindja ose sperma është e prekur nga sëmundje, mjekime apo dëmtime testikulare dhe nuk është e mundur të merret sperma, çiftet këshillohen të përdorin një dhurues sperme.

Gjithashtu këshillohet përdorimi i dhurimit të spermës në rastet kur partneri mashkull mbart mundësinë e transmetimit të një sëmundjeje të trashëgueshme.

Arsyet e tjera për dhurimin e spermës

Dhurimi i spermës kërkohet gjithashtu për çiftet lezbike ose femra beqare që dëshirojnë të kenë një fëmijë.

Fazat e dhurimit të spermës
  1. Procesi i trajtimit të dhurimit të spermës fillon me analiza të detajuara për gruan dhe të dhënat fizike të partnerit mashkull. Pas kësaj, fillon procesi i përzgjedhjes së dhuruesit të spermës.
  2. Femra do të fillojë injeksionet stimuluese, përpara se të udhetoje për në Qipro në ditën e 10 të ciklit menstrual, ose mund ta kryej të gjithë procedurën në Qipro. Një ditë pas mbërritjes do të vini në spital për një skanim trans-vaginal. Ka mundesi që ju të keni nevojë për disa ditë të tjera stimulimi, në varësi të mënyrës se si vezoret tuaja i janë përgjigjur mjekimit. Doktori do të kontrollojë gjithashtu trashjen e mureve të mitrës gjatë këtij skanimi.
  3. Pasi folikulat të kenë arritur pjekurinë, do t’ju jepet një injeksion hCG që do të përgatisë vezët për grumbullim. Mbledhja e vezëve kryhet nën efektine e anestezisë. Mostra e spermës së dhuruesit përdoret me anë të procesit ICSI për të fekonduar vezët.
  4. Pas fekondimit, embrionet lihen të zhvillohen brenda inkubatorëve të veçantë për 3 deri në 5 ditë.
  5. Gjate procesit te fertilizimit embrionet lihen 3-5 ditë të zhvillohen përpara se të transferohen . Procesi i transferimit të embrionit nuk kryhet nën efektin e anestezisë. Pas transferimit do t’ju kërkohet të qëndroni 2 orë të shtrirë, pasi kjo ndihmon në procesin e implantimit. Pasi të keni kaluar 2 orë shtrirë, do të jeni të lirë të dilni nga spitali. 

Ne këshillojmë të transferohen deri në 3 embrione për të rritur shanset për shtatzëni. Ne sigurojmë një shkallë suksesi 80-85%, që është më e lartë se mesatarja botërore.

Donatorë të certifikuar

Donatorë të certifikuar nga Cryos Bank me 100% Konfidencialitet

Ne punojmë me Cryos International Denmark, e cila u themelua në vitin 1981 dhe njihet si një nga bankat më të mëdha dhe më të besueshme të spermës në botë.

Përpara se mostrat e spermës të pranohen nga Cryos Bank, kryhen shumë analiza të detajuara për sëmundje gjenetike dhe infektive. Sperma që nuk kalon analizat nuk pranohet nga banka. Kjo siguron që pacientët tanë të marrin cilësinë më të lartë të dhurimit.

Dhuruesit e spermës gjithashtu i nënshtrohen testeve psikologjike dhe inteligjencës. Donatorët që nuk arrijnë një standard të caktuar nuk pranohen.

Ju gjithashtu mund të krijoni një profil në Cryos Sperm Bank dhe të zgjidhni donatorin tuaj sipas preferencës (kombësia, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.)