Med IVF ofron shërbime konsulence profesionale në fushën e mjekësisë riprodhuese. Fertilizim In Vitro, Tirana, Albania Med IVF offers professional consulting services in the field of reproductive medicine. In Vitro Fertilization Tirana, Albania

Ndonjëherë trajtimi IVF nuk është i suksesshem, edhe pas përpjekjeve të shumta. Një sërë faktorësh mund të ndikojnë si për shembull cilësia e spermës ose vezës. Në këto raste, dhurimi i embrionit mund t’i ndihmojë çiftet për të realizuar ëndrrën e tyre për të patur një fëmijë.

Ekzistojnë dy lloje të dhurimit të embrionit. Njëra është zgjedhja e një donatori dhe përdorimi i vezëve të freskëta; tjetra është përdorimi i një embrioni të ngrirë.

Nëse zgjidhni të trajtoheni me vezë të dhuruara, zgjidhet një donator dhe vezoret e saj stimulohen me mjekim për të prodhuar një numër të lartë vezësh me cilësi të lartë. Pasi të mblidhen vezët e dhuruesit (afërsisht 12 ditë pas fillimit të mjekimit), ato fekondohen me spermë dhuruese duke përdorur ICSI. Pas rreth 5 ditësh nga kultivimi në laborator, embrionet janë gati për t’u transferuar te nëna.

Mënyrë tjetër është përdorimi i një embrioni të ngrirë. Ky opsion trajtimi është shumë më i shpejtë se një cikël i ri, pasi embrionet mund të transferohen pas një periudhe 15 minuta “shkrirjeje”. Embrionet mund të ngrihen për rreth 2 vjet pa humbur cilësinë e tyre.