Nga Shpresa drejt Lumturisë.
Steriliteti nuk është një zgjedhje. Është një sëmundje që shkakton shqetësime të konsiderueshme, stigmë dhe vështirësi financiare, duke ndikuar në mirëqenien e njerëzve.
Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë këshilla gjithëpërfshirëse dhe të personalizuara në fushën e mjekësisë riprodhuese, duke fuqizuar çiftet, gratë dhe burrat për të ndërtuar dhe zgjeruar familjet e tyre. Me ekipin tonë me përvojë në kujdesin shëndetësor riprodhues, ne do t’ju këshillojmë dhe udhëzojmë nga afër në zgjedhjen e programit më të përshtatshëm IVF për të arritur një shtatzëni të shëndetshme dhe të suksesshme.
Përzgjedhja dhe më pas fillimi i trajtimeve të infertilitetit mund të jetë sfidues, kjo është arsyeja pse ne marrim kohë për të shpjeguar dhe sqaruar çdo hap të procesit dhe për t’ju ofruar opsione të ndryshme nga institucione të ndryshme mjekësore. Një nga parimet tona kryesore është të ndihmojmë çiftet dhe individët të kuptojnë fertilitetin e tyre. Ne besojmë se duke kuptuar arsyetimin pas testimit dhe trajtimit, do të ndiheni më rehat dhe më aktivisht të angazhuar gjatë gjithë procesit. Kjo qasje ka dhënë rezultate më të mira. Për më tepër, ekipi dhe koordinatorët tanë flasin rrjedhshëm në shumë gjuhë, duke siguruar që ju të mund të komunikoni në gjuhën tuaj të preferuar dhe të merrni informacion të saktë që në fillim.
Në Med-IVF, ne ndjekim këto parime udhëzuese për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të fituar besimin e prindërve të ardhshëm:
- Kujdesi: Filozofia jonë sillet rreth dëgjimit me kujdes të nevojave tuaja, kuptimit të shqetësimeve dhe planeve tuaja.
- Zgjerimi i opsioneve tuaja të trajtimit të fertilitetit: Ne ofrojmë opsione të shumta dhe kosto konkurruese sipas situatës suaj të veçantë.
- Përkushtimi: Ekipi ynë shkon përtej ndërveprimeve standarde për të krijuar marrëdhënie te sinqerta. Ne fokusohemi në dëgjimin dhe zhvillimin e një plani së bashku, në vend që të shfaqim vetëm ekspertizën tonë.
- Kembengulja: Ne jemi të orientuar drejt zgjidhjeve dhe të përpiktë në qasjen tonë, duke ju ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme, duke përfshirë logjistikën dhe mbështetjen administrative për të siguruar një përvojë të këndshme.
Besimi i vendosur tek ne nga çiftet, gratë dhe burrat që kanë arritur tashmë aspiratat e tyre për të krijuar një familje na motivon të këmbëngulim në përpjekjet tona për të përmbushur ëndrrat tuaja për të qenë prindër.
Le të hartojmë së bashku programin tuaj personal dhe të fillojmë sot udhëtimin tuaj prindëror.
10
+Vite eksperience
385
+Paciente te lumtur
14
+Sherbime
98
%Cilesia e sherbimit
Mesazhet e pacienteve
“Pavarësisht dështimeve të përjetuara me 4 cikle IVF në Evropë, në shkurt 2022 gjetëm shpresë te MED IVF. Tashme shtatzënë prej 7 javësh, dua ta falenderoj me zemër koordinatorin e tyre mbështetës dhe udhëzimet e çmuara. Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë.”
Yasmeen U. - Hungari
Përshëndetje Rovena, kemi mbërritur në shtëpi të sigurt. Ju jemi mirënjohës per mbështetjen dhe ndihmën gjatë gjithë procesit tonë. Faleminderit! Pranoni falenderimet tona të thella, vlerësime dhe mirënjohje për ekipin tuaj dhe spitalin që na rekomanduat.
Allahu ju bekoftë të gjithëve për punën humane që bëni për JETËN E FAMILJEVE nga e gjithë bota. Shërbimi dhe qëndrimi miqësor i ekipit tuaj janë mahnitës dhe fantastikë. Na keni ndihmuar për të takuar ekipin e duhur në spital, mjekun e duhur dhe arritjen e rezultateve të shkëlqyer.
Faleminderit të gjithëve për punët tuaja të pa lodhur.
J.W. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Jemi shumë të kënaqur me ju si koordinator, si ekip mbështetës. Ju keni qenë gjithmonë me ne, faleminderit shumë. Sot kanë lindur fëmijët e mi dhe unë jam shumë falenderues për ju. Faleminderit shumë për gjithçka që keni bërë për ne dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj.
V.T - Kosovë
Përshëndetje më mbushen sytë me lot pasi bëra analizën e gjakut dhe rezultoi positive. Unë jam përpjekur kaq shumë herë dhe jam mësuam me rezultate negative, ende nuk mund ta besoj se 52 vjeç do të jem nënë. Shumë faleminderit juve dhe ekipit tuaj të madh që na drejtoni te mjekët e duhur. Do ta vlerësoj përgjithmonë.
E.G - Rusi
MED IVF faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne, unë ende jam në shok dhe derisa të më rritet barku, do të besoj se kam një engjëll të vogël brenda meje dhe kjo është e gjitha për shkak të asaj që keni bërë për ne. Ju jam shumë falenderuese ekipit tuaj!
A.A Britani e Madhe
MED IVF, akoma smë besohet, testi doli pozitiv, falminderit shumë e dashur edhe Zoti mbarë ta bëftë ty dhe gjithë familjes tënde.
SH. B - Kosove
Faleminderit MED IVF! Testi i gjakut është pozitiv. Faleminderit Zotit dhe ekipit tuaj për cdo gjë që keni bërë për mua. Ekipi juaj fantastik na ka ndihmuar në gjetjen e spitalit të duhur për një trajtim të sigurt dhe të suksesshëm. Zoti i bekoftë të gjitha përpjekjet tuaja.