Fertiliteti është ndonjëherë një temë misterioze ose konfuze që shpesh mbart disa keqkuptime.
Ky artikull synon t’ju ofrojë tetë fakte të fertilitetit që mund t’ju habisin.

1. Mosha është një faktor i rëndësishëm edhe nëse jeni në gjendje të mirë shëndetësore
Mosha është padyshim një kontribues i rëndësishëm në fertilitetin e një personi. Edhe nëse gjithë faktorët e tjetër të fertiliteti janë idealë, mosha mund të jetë i vetmi element që mund të ndryshojë në mënyrë drastike shanset e një personi për të arritur shtatezani kur bëhet fjalë për trajtimin me vezët e pacientit.

Për gratë, mosha është parashikuesi më i mirë i cilësisë së vezëve dhe potencialit riprodhues. Edhe pse rezultatet laboratorike si hormoni stimulues i folikulit (FSH), hormoni anti-Mullerian(AMH), dhe nivelet e estradiolit janë parashikues të mirë nëse një grua është pjellore apo jo, një grua me ezultate jonormale të testeve mund të mbeten ende shtatzënë në një moshë më të re. Pjelloria e femrës zakonisht fillon të bjerë në fund të të 20-ave dhe përkeqësohet ndjeshëm pas moshës 35 vjeçare, shkalla e fertilitetit vazhdon të bjerë në mënyrë dramatike pas moshës 40. Për shembull, një 30-vjeçare e shëndetshme ka rreth 20 % shanse për të mbetur shtatzënë çdo muaj vetë. Në moshën 40 vjeç, është vetëm rreth 5 për qind. Ndërsa trajtimi i fertilitetit mund të jetë i suksesshëm, normat e arritjes së shtatëzanisë janë tradicionalisht shumë të ulëta përtej moshës 43 vjeçe. Trajtimet e fertilitetit zakonisht përdorin dhuruesit e vezëve për të ndihmuar me komplikacionet e fertilitetit me gratë që dëshirojnë të mbesin shtatzënë në fund të të 40-tave.

Por efektet e moshës nuk prekin vetëm gratë. Mosha gjithashtu mund të ndikojë tek cilësia e spermës së një mashkulli. Meshkujt mbi 40 vjeç kanë më pak spermë të shëndetshme se meshkujt në moshë më të re. Sasia e spermës dhe lëvizshmëria e spermës zvogëlohet vazhdimisht pas moshës 30 vjeçare.
2. Dieta juaj mund të mos ndikojë në fertilitetin tuaj aq sa mendoni
Ju mund të shihni shpesh artikuj në mediat sociale se si disa ushqime mund të ndihmojnë me infertilitetin. Sidoqoftë, sot ka prova të kufizuara shkencore dhe studime mjekësore për ti mbështetur këto teori. Disa prova sugjerojnë se mungesa e vitaminës D mund të jetë një faktor kontribues në infertilitet në disa femra. Kjo vitaminë është gjithashtu thelbësore gjatë shtatzënisë, kështu që ne ju rekomandojmë të flisni me koordinatorët tanë të IVF nëse nivelet tuaja të vitaminës D janë të ulëta për komplikime fertiliteti apo janë në normë.
3. Indeksi i mases trupore (BMI) juaj ka rëndësi
Pesha trupore ndikon në nivelet e hormoneve tek femrat; Mbipesha ose nënpesha mund të ndikojë prodhimin e estrogjenit, i cili është thelbësor për aftësinë e trupit për të ovuluar rregullisht. Që një grua të mbetet shtatzënë, ovulimi i rregullt dhe nivele të shëndetshme të estrogjenit janë vendimtare kur bëhet fjalë për fertilitetin. Prandaj, mbajtja e BMI-së në normal luan një rol jetik në udhëtimin tuaj drejt shtatezanise.
4. Cilësia e spermës mund të ndryshojë gradualisht
Për meshkujt, faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë ndryshime drastike në numrin dhe lëvizshmërinë e spermës. Disa nga më të zakonshmet përfshijnë moshën, çështjet gjenetike, gjendje të ndryshme mjekësore dhe pirjen e tepërt të duhanit ose pirja e alkoolit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kurrë nuk duhet të supozoni se një shtatzëni e mëparshme garanton spermën pjellore. 
Zakonisht kërkohet një vlerësim i spermës përpara fillimit të trajtimit. Analiza standarde e spermës me rezultate normale është si më poshtë:
Për shkak se shëndeti dhe situata e çdo mashkulli është e ndryshme, metodat dhe rekomandimet ofrohen në varësi të situatës. Për më shumë informacion mbi këto metoda, mund të kontaktoni me një nga koordinatorët tanë të IVF për të diskutuar opsionet e mëtejshme.
5. Niveli i stresit dhe mënyra e jetesës kanë rëndësi
Studimet tregojnë se nivelet e stresit mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve dhe ciklet menstruale. Një rritje e nivelit të stresit ose lodhjes emocionale mund të shkaktojë ose të rrisë komplikime kur përpiqeni të mbesni shtatzanë. Kur ciklet tuaja menstruale janë të parregullta, një nga pengesat më të mëdha është të mos dini kur duhet të kryeni marrëdhënie seksuale ose inseminim për të rritur shanset për të mbetur shtatzënë – dhe nëse menstruacionet ju ndalojnë fare, atëherë shanset për të mbetur shtatzën ne menyre natyrale ose me vezet tuaja humbasin fare.
Mënyra e jetesës gjithashtu mund të ndikojë në fertilitet. Duhet të shmangni pirjen e duhanit dhe ekspozimin ndaj tymit të cigares. Mbajtja e një diete të shëndetshme dhe shmangia e përdorimit të tepërt të alkoolit janë gjithashtu të dobishme. Ndërsa kjo këshillë është e mirë në përgjithësi për fertilitetin, është gjithashtu e rëndësishm të mbani parasysh se tërheqja nga këto zakone mund të rrisë më tej stresin në trup (pavarësisht kësaj ju duhet të hiqni dorë pirja e alkoolit/pirja e duhanit dhe mbajtja e një diete të shëndetshme gjatë gjithë shtatzënisë).
Disa kushte shëndetësore gjithashtu mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e shtatezanise. Ndërsa faktorë si BMI dhe mënyra e jetesës mund të kontrollohen ose ndryshohen, disa faktorë të fertilitetit lindin ose zhvillohen gjatë jetës tonë. Më poshtë është një listë e kushteve që mund të ndikojë në fertilitetin dhe të shkaktojë komplikime që mund të pengojnë shanset tuaja për shtatzëni:
Edhe pse kjo mund të jetë shqetësuese, me planifikim të kujdesshëm dhe konsultim të specializuar mjekësor, edhe këto sfida mund të kapërcehen, duke ju lejuar të mbeteni shtatzënë.
6. Infeksionet e Transmetueshme Seksuale (IST) mund të ndikojnë si në fertilitetin e burrave ashtu edhe të grave.
Zakonsht besohet që shumë IST ndikojnë vetëm në fertilitetin dhe aftësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë. E vërteta është se IST-të e patrajtuara mund të ndikojnë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, dhe disa madje mund të përbëjnë rrezik për fëmijën tuaj të palindur, qoftë gjatë shtatzënisë apo edhe gjatë lindjes.
Chlamydia dhe gonorrhea mund të shkaktojnë dëme në tubat fallopiane të një gruaje, gjë që mund ta bëjë atë më të vështirë për të mbetur shtatzënë dhe gjithashtu mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e shtatzënisë ektopike.
Sëmundja inflamatore e legenit është një infeksion i shkaktuar zakonisht nga IST-të, mund të çojë në faktorin e infertilitetit tubal duke dëmtuar vezoret, të cilat gjithashtu mund të kontribuojnë në infertilitet.
Për meshkujt, këto IST mund të shkaktojnë edhe dëmtim të epididimit (ku ndodhen kanalet e spermës) dhe madje shkaktojnë fragmentim të ADN-së në vetë spermën. Të dyja mund të shkaktojnë dëmtime të rëndësishme dhe komplikime të infertilitetit që mund të jenë të pakthyeshme nëse nuk trajtohen në kohë.
Një test i panelit infektiv kërkohet gjithmonë përpara fillimit të trajtimi të infertilitetit.
Një femër lind me depon e vezëve për gjithën jetës e saj.
Ndërsa burrat prodhojnë spermë gjatë gjithë jetës së tyre, gratë lindin me vezë tashmë brenda vezoreve të tyre. Duke filluar me ciklin tuaj të parë menstrual, vezët lirohen nga vezoret tuaja çdo muaj, duke bërë që furnizimi me vezë të bjerë me kalimin e viteve. Vezët e mbetura quhet rezerva juaj ovariane, një tregues i potencialit tuaj të fertilitetit. Numërim Antral i folikulave është një test që mat rezervën tuaj ovariane.
7. Nëse mendoni të ngrini vezët tuaja, koha më e mirë për ta bërë këtë është në të 20-at ose në fillim të të 30-tave
Siç u përmend më lart, fertiliteti femëror fillon të bjerë që nga mosha tridhjetë vjeç dhe është reduktuar shumë pas të dyzetave. Duke marrë parasysh këtë, mosha optimale për një grua për të ngrirë vezët e saj është në të njëzetat ose në fillim të të tridhjetave. Ndërsa ka shumë arsye për të ngrirë vezët, nëse jeni ndonjëherë i pasigurt se kur mund të dëshironi të mbeteni shtatzënë ose një faktor fertiliteti që mund të ndikojë në uljen e fertilitetit tuaj gjatë rrugës, është më mirë të ngrini vezët tuaja sa më shpejt.
8. Grafiku i temperaturës bazale nuk mund të parashikojë gjithmonë ovulimin
Temperatura juaj bazale është temperatura e trupit tuaj kur është plotësisht në qetësi. Kjo përdoret shpesh si një tregues se kur duhet të tentoni të mbeteni shtatzënë. Temperatura e trupit të një personi zakonisht rritet pak kur ato ovulojnë.
Është më e ndërlikuar nga sa mendoni të gjurmoni saktë temperaturën tuaj bazale. Kjo ndodh për shkak se Temperatura bazale nuk rritet gjithmonë një ditë pas ovulacionit. Nëse përdorni temperaturën bazale për të kryer marrëdhënies seksuale, ju mund të vlerësoni gabimisht mundësinë për të mbetur shtatzënë dhe ta zvogëloni atë. Për më tepër, duke u shqetësuar për kohën e përsosur, mund të shtoni stresin për veten ose partnerin tuaj, i cili mund të ndikojë negativisht në arritjen e shtatezanise.
Shënim: Kjo nuk ka për qëllim të jetë një zëvendësim për këshilla profesionale mjekësore, diagnozë ose trajtimi. Informacioni i dhënë është vetëm për qëllime të përgjithshme informuese. Për informacion më të detajuar na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me të gjitha trajtimet IVF që ju mund të jeni të interesuar.